• +355 682077206
  • info@portaautomatike.com
Sistemi PKM
Kreu \ Sisteme Parkimi \ Sistemi PKM

Sistemi PKE parashikon një përdorim mjetesh të shumta identifikimi, duke filluar nga kodet e zakonshme me vija (barcode) deri tek pajisjet NFC (Near Field Communication).

Suportet apo mjetet janë:

  • Kode me vija 1D
  • Kode me vija 2D (QR)
  • Abonime apo bileta me shirit magnetik
  • Targa e automjetit
  • Kartat e afërsisë
  • Etiketat NFC (karta pa kontakt)
  • Etiketat UHF (teletaksa, telepass – sistem elektronik për pagimin e taksë-kalimit në autostradë)

Natyrisht i njëjti klient mund të ketë për përdorimin e vet suporte të ndryshme dhe të identifikohet me anë njërit çfarëdo prej këtyre mjeteve.

Kur një klient fillon të bashkëveprojë me një pajisje të sistemit PKE (duke futur një kartë me shirit magnetik, chip apo kod me vija 1D/2d, duke paraqitur një kartë afërsie ose, thjesht, duke u afruar me automjetin  në mënyrë që të mund të lexohet targa e tij), kjo pajisje përdor të gjitha informacionet e lexuara në suport për të identifikuar klientin, për të bërë të vlefshëm operacionin që ky do të realizojë dhe për të përcaktuar parametrat që duhen përdorur për të kryer veprimin.

Ka dy mënyra për të njohur një klient (domethënë, për të identifikuar llojin dhe kodin e kartës) duke u nisur nga një suport:

  • Duke e marrë informacionin drejtpërdrejt nga suporti
  • Duke kryer një konsultim në bazën e të dhënave në mënyrë që të vihet në lidhje përmbajtjen e suportit me një klient të veçantë.

Disa mjete njohjeje mund të gjenerohen drejtpërdrejt nga sistemi dhe, për këtë arsye, paraqesin një nivel të madh personalizimi të të dhënave që përbëjnë kodin e tij.

Shembull klasik janë biletat me kod me vija dhe karta/bileta me shirit magnetik. Duke përdorur këto suporte mund të përcaktohet cila pjesë e kodit të parkimit përket me disa të dhëna identifikuese, për shembull: kodi i parkimit, terminali i gjenerimit, data/ora e gjenerimit, terminali i operacionit të fundit, data/ora e operacionit të fundit etj.

Gjithashtu, biletat me barkod mund të menaxhohen si karta abonimi; falë kësaj, sistemi mund të gjenerojë bileta me kosto zero. Kjo veçanti e sistemit PKE rezulton shumë e dobishme në rastin kur klienti ka nevojë për një mjet qasjeje (aksesi) të vlefshëm vetëm për pak ditë.

Nga ana tjetër, suporte të tjera si kartat e afërsisë, paraqesin një kod numerik (apo ndonjëherë alfanumerik) tërësisht rastësor dhe të pandryshueshëm. Në këtë rast, suporti nuk mund të përmbajë drejtpërdrejt të dhënat e klientit, por gjatë çdo leximi do të kryhet një kërkim në bazën e të dhënave për t’i rekuperuar këto të dhëna. Situatë shumë e ngjashme ajo në të cilën duhet futur në sistem një bashkësi kartash të një ndërmarrjeje, por shpesh në këto raste kartat kanë të përbashkët një pjesë të kodit, pra është e mundur të kodifikohen në mënyrë që të njihen drejtpërdrejt pikërisht nëpërmjet këtij kodi.

Fakti që mund të menaxhohet formati i kodit në mënyrë kaq të shumanshme është një prej avantazheve më të mëdha të programit Lince; në fakt në këtë mënyrë integrimi i kartave para-ekzistuese është i thjeshtë dhe i menjëhershëm si në rastin e spitaleve, hoteleve, aeroporteve etj.

Përveç biletave klasike dhe kartave të afërsisë/kartave magnetike, sistemi është gjithmonë i parapërgatitur për përdorimin e kamerave për leximin e targave. Përdorimi i targave si mjet qasjeje e thjeshton dhe shpejton përvojën e klientëve me parkimin.

Në rast bëhet fjalë për klientë të rastit, targa shoqërohet me biletën me të cilën hyjnë këta klientë; kjo bën të mundur të shfrytëzohen dy funksione shumë të rëndësishme:

  • Kontrolli në dalje mes kodit të biletës dhe targës ose
  • dalja dinamike.

Funksioni i parë është shumë i dobishëm për të shmangur shkëmbimin e biletave mes klientëve, me dashje ose jo apo jo (mashtrues). Në dalje kryhet kontroll, dhe nëse kodi nuk përputhet me targën e regjistruar në hyrje, nuk mund të dilet nga parkimi.

Nga ana tjetër, funksioni i dytë e shpejton daljen; duke qenë që targa e regjistruar shoqërohet me një biletë të paguar tashmë, klienti mund ta lëshojë parkimin pa qenë nevoja të tregojë biletën.

Të abonuarit që përdorin targën si mjet qasjeje, shfrytëzojnë plotësisht, pra, funksionin “me duar të lira”, duke mundur të hyjnë e të dalin pa u dashur të tregojnë asnjë biletë a kartë. Është gjithashtu e dobishme që këta abonentë të pajisen me një kartë në mënyrë që të mund të kryejnë operacionet e ringarkimit në arkën automatike.

Më tej, është e mundur të menaxhohen etiketat UHF me rreze të gjatë si, për shembull, në rastin e pajisjes së teletaksës – pagimit elektronik të taksës së autostradës (it. Telepass). Në këtë rast edhe klientët e rastit mund të përfitojnë nga funksioni “me duar të lira”: pajisja e teletaksës (telepass) e tyre shoqërohet në hyrje me një kod bilete “virtuale” që fizikisht nuk është lëshuar, në dalje thjesht njihet si kod, shfaqet në ekran shuma e ndalesës dhe, pasi automjeti e ka përfunduar kalimin, kjo shumë iu komunikohet server-ave të sistemit italian Telepass. Me menaxhimin e shumës së ngarkuar merret më pas shoqëria e sistemit elektronik të teletaksës.

Në çastin e hyrjes, megjithëse barriera hapet menjëherë pas leximit nga ana e pajisjes, përdoruesi mundet me anë të butonit të lëshimit të biletës, të anullojë leximin e Telepass-it dhe duke tërhequr biletën të përdorë parkimin si gjithë përdoruesit e tjerë të rastit.

Menaxhimi i Klienteve
Sistemi PKE mund të menaxhojë llojet e klientëve vijues

Qarkullues (me rotacion)

Klient i që tërheq një biletë në hyrje. Para se të dalë, ky duhet të kryejë një pagesë për ndalesën në një arkë automatike apo në një arkë me operator. Ky është lloji më i zakonshëm i klientëve.

Me Rezervim

Klient qarkullues që, paraprakisht, ka kryer një rezervim për vend makine duke kryer një parapagesë. Zakonisht paraqet një dokument në terminalin e hyrjes me anë të të cilit identifikohet (për shembull: një kod QR) dhe tërheq një biletë. Duhet të kryejë pagesë në një arkë vetëm në rastin kur e ka tejkaluar kohën e parapaguar. Ndryshe mund të shkojë menjëherë në dalje.

I Abonuar

Klient i rregullt që paguan periodikisht shumën e abonimit gjë që, sipas gjykimit të ndërmarrjes, i jep të drejtën e një vendi makine të rezervuar në parkim. Mund të jetë e kufizuar gjatë një orari (të abonuar me kohë të pjesshme: gjatë ditës, gjatë natës etj.) ose jo (të abonuar me kohë të plotë). Mund të identifikohet me anë të një karte afërsie apo karte magnetike, ose me anë të targës së mjetit.

Zotërues i një karte orare

Klienti që ka blerë një kartë me llogari në orë. Në hyrje identifikohet me një kartë të tillë dhe në dalje i hiqen nga llogaria orët gjatë të cilave ka qëndruar në parkim.

Zotërues i një karte me periudhë orësh

Klient i rregullt që ka hyrje të lirë në parkim, por një numër orësh dhe/ose orësh të kufizuar, që ripërtërihet periodikisht. Për shembull: një klient që mund të hyjë në parking maksimumi 5 herë në javë dhe me një kufi prej 50 orësh javore. Pasi tejkalohen këta kufij, duhet të paguajë si të ishte klient qarkullues. Përdoret zakonisht nga punonjës të ndërmarrjes pronare të parkimit (si, p.sh. mjekët e një spitali).

Zotërues i një karte me vlerë monetare

Mënyrë e ngjashme me klientin me vlerë në orë, por në këtë rast mbetja e llogarisë është një shumë dhe në dalje i hiqet vlera që përkon me orët e ndalimit.

Zotërues i një karte me llogari të përbashkët

Klienti që përdor një kartë që identifikon një ndërmarrje që zotëron një llogari të përbashkët për disa karta. Është e ngjashme me ato me vlerë monetare apo orare, me përjashtim të faktit që orët dhe shuma nuk hiqen nga vetë karta por nga një llogari e përbashkët. Përdoren zakonisht nga mjetet e ndërmarrjeve të makinave, autobuzave, kamionëve, taksive, etj.